Pyetja: A lejohet ti jepet zeqati atij që ka borxhe? Po e zëmë se një person ka marrë borxh një sasi pasurie për ta blerë një tokë; a mund ti jepet atij zeqati? Dhe deri në çfarë mase e meriton zeqatin një person i cili merr borxh për t’iu blerë rroba fëmijëve të tij apo për ta blerë një veturë me të cilën ndihmohet për kryerjen e nevojave jetësore të tij?
Përgjigje: Kur njeriu detyrohet të marr borxh një pasuri për të ndërtuar një shtëpi për banim apo për të blerë rroba të përshtatshme, qoftë për vete apo për ata që e ka obligim ti furnizojë, siç është babai, fëmijët e tij, apo bashkëshortja e tij; apo për të blerë një veturë me të cilën punon shumë ashtu që prej fitimit të saj të furnizojë veten dhe ata që obligohet ti furnizojë; dhe nuk posedon aq sa ti paguajë borxhet atëherë ai bëhet meritor që ti jepet nga pasuria e zeqatit aq sa t’i lehtësohet atij (të ndihmohet) larja e borxheve të tij. Por, nëse ai merr borxh për të blerë një tokë dhe për ta bërë atë burim të fitimeve të tij, apo për ta blerë një makinë ashtu që të jetë prej shtresës së të pasurve apo lukseve, atëherë ai nuk e meriton të marrë nga zeqati.
I tërë suksesi është prej Allahut! Paqja dhe Përshëndetjet e Allahut qofshin mbi Muhamedin, familjen dhe shokët e tij!
Komisioni i përhershëm i hulumtimeve shkencore dhe fetwave
Anëtari:
Abdullah ibn Ku’ud
Anëtari:
Abdullah ibn Abdur-Rrahman ibn Gudejan
Zëvendës-presidenti i komisionit:
Abdur-Rrezak ‘Afifi
Kryetari:
Abdul-Aziz ibn Abdullah ibn Baz
Përktheu dhe përshtati, Hekuran Helshani.