Pyetja e pestë nga fetwaja numër 6193
Pyetja: Me çfarë i ka sfiduar Allahu i Lartësuar ata që janë ankuar rreth zbritjes së Kur’anit, duke pretenduar se Kur’ani nuk i ka zbritur të dërguarit (salallahu alejhi ue selem)?
Të gjitha lavdërimet i takojnë Allahut, Paqja dhe përshëndetjet e Allahut qofshin mbi të dërguarin e Tij, shokët dhe familjen e tij ... E më pas:
Përgjigje: Allahu i ka sfiduar ata që të sjellin një libër të ngjashëm me Kur’anin, apo dhjetë sure, apo qoftë edhe një sure të vetme, por ata nuk patën mundësi të bënin një gjë të tillë. I Lartësuari ka thënë: “Thuaj: “Sikur të tuboheshin të gjithë njerëzit dhe xhindet për të hartuar një Kuran të tillë, ata nuk do të mund të hartonin një të ngjashëm me të, madje, edhe sikur ta ndihmonin njëri - tjetrin.” Dhe ka thënë: “Nëse ata thonë: “Ai e ka trilluar atë!” Thuaju (o Muhamed!): “Sillni dhjetë sure të ngjashme të trilluara dhe thirrni në ndihmë kë të mundni, përveç Allahut, nëse thoni të vërtetën!” Dhe i Lartësuari ka thënë: “Nëse ata thonë: “Ai (Muhamedi) e ka trilluar atë (Kuranin)”, thuaju: “Atëherë, sillni një sure të ngjashme me të dhe thirrni (në ndihmë) kë të mundni, përveç Allahut, nëse thoni të vërtetën.”
I gjithë suksesi është me Allahun! Paqja dhe përshëndetjet qofshin mbi të dërguarin tonë Muhamedin, familjen dhe shokët e tij!
Komisioni i përhershëm i hulumtimeve shkencore dhe fetwave
Anëtari:
Abdullah ibn Ku’ud
Anëtari:
Abdullah ibn Gudejan
Zëvendës-presidenti i komisionit:
Abdur-Rrezak ‘Afifi
Kryetari:
Abdul-Aziz ibn Abdullah ibn Baz
Përktheu dhe përshtati, Hekuran Helshani