Youtube/Tezkije
Disa nga sëmundjet e zemrës
Nasir el Umer
 13.10.2013

1.       Hipokrizia

2.       Syefaqësia

3.       Dilemat dhe dyshimet

4.       Mendimi i keq

5.       Smira dhe xhelozia

6.       Mendjemadhësia, vetëpëlqimi dhe nënçmimi i të tjerëve

7.       Urrejtja dhe armiqësia

8.       Humbja e shpresës

9.       Dashuria dhe simpatia për dikënd tjetër përveç Allahut

10.   Frika dhe përulja ndaj dikujt tjetër përveç Allahut

11.   Vesveset

12.   Ngurtësimi i zemrës

 

13.   Grupacionet 

 

1.      Dyfytyrësia

            Kjo konsiderohet sëmundja më e rrezikshme dhe më shkatërruese për veprat e njeriut, si dhe shkak për ndëshkimin më të rëndë në Botën Tjetër.
Askush nuk mund të hipotezojë se, etapa e hipokrizisë ka përfunduar që në kohën e të Dërguarit të Allahut 
-Paqja dhe Mëshira e Allahut qoftë për të-, me shfarosjen e personaliteteve të hipokrizisë si;  Abdullah Ibën Ubej Ibën Selul etj, përkundrazi, rreziku i saj nuk është aspak më i vogël se atëherë.  Të parët tanë të sinqertë ishin shumë të kujdesshëm ndaj hipokrizisë dhe të frikësuar. Omer Ibën Hatabi  -njeriu që mbarte dituri, vepra dhe sinqeritet- i përgjërohej Hudhejfes: “A më ka përmendur i Dërguari i Allahut -Paqja dhe Mëshira e Allahut qoftë për të- me hipokritët? Hudhejfe i tha: “Jo, dhe pas teje nuk do ta shfajësoj askënd".

Le të dëgjojmë Ebu Mulejken -i cili konsiderohet ndër Tabinët më të famshëm- çfarë thotë: "Kam njohur tridhjetë persona nga shokët e Profetit, të gjithë frikësoheshin prej hipokrizisë".

Ndërsa sot themi: “A mund t'i gjejmë tridhjetë persona të cilët frikësohen prej hipokrizisë?” Ai që mediton cilësitë e hipokritëve të cilat Allahu i ka përmendur në librin e Tij, si dhe Profeti -Paqja dhe Mëshira e Allahut qoftë për të-, do ta kuptojë se kjo çështje është shumë serioze dhe e rrezikshme, veçanërisht kur vërejmë se njerëzit që karakterizohen me cilësitë e hipokritëve janë shumë tolerantë në këtë aspekt, dhe ndjehen të sigurtë.

Nga kjo vërejmë:

Disa njerëz flasin për gjykatësit dhe gabimet e tyre -me të drejtë apo pa të drejtë-, dhe thellohen në diskutime deri tek gjykimet dhe vendimet e tyre, dhe po të njëjtët lavdërojnë realitetin e Botës Perëndimore, gjykimet dhe vendimet e tyre të drejta dhe të paanshme, pa marrë parasysh sa fatkeq dhe të shqetësuar ndjehen ata si rrjedhojë e anashkalimit të ligjit të Allahut dhe mohimit të Fjalës së Tij.

Allahu i Madhëruar thotë: "Jo, për Zotin tënd, ata nuk do të jenë besimtarë të vërtetë, derisa të marrin ty për gjyqtar për kundërshtitë mes tyre; e pastaj, të mos ndiejnë kurrfarë dyshimi ndaj gjykimit tënd dhe të të binden ty plotësisht."[1]

Kjo çështje është shndërruar diskutimi kryesor i çdo mbledhje. Ju lutem në emër të Allahut të keni kujdes prej vetive të hipokrizisë, mos merrni udhën e tyre dhe të urreni fenë dhe fetarët.



[1] Surja Nisa, ajeti 65

(Përktheu dhe përshtati, Blerim Rexha)

 


Tezkije.com - Nuk lejohet shpërndarja ose/dhe ripublikimi i materialeve pa cekur burimin.
Shko tek kryefaqja