Youtube/Tezkije
A përmenden në Kur’anin Fisnik shtatë tokat, apo nga pejgamberi (salallahu alejhi ue selem)?
Komisioni i përhershëm i hulumtimeve shkencore dhe fetwave
 10.12.2013

Pyetja e parë nga fetwaja me nr. 8805

A përmenden në Kur’anin Fisnik shtatë tokat, apo nga pejgamberi (salallahu alejhi ue selem), sepse kemi një mospajtim mes veti rreth kësaj? Dhe në cilën sure të Kur’anit Fisnik ose hadith të pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) ndodhet kjo? Allahu ju shpërbleftë me shpërblimet më të mira!

Pëgjigje: Është vërtetuar në Kur’anin Fisnik se Allahu i Lartësuar i ka krijuar shtatë toka ashtu siç i ka krijuar shtatë qiej. Allahu i Lartësuar ka thënë: “Allahu është Ai, që ka krijuar shtatë qiej dhe po aq toka. Urdhrat e Tij zbresin përmes tyre, që ju ta dini se Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë dhe se Ai përfshin gjithçka në diturinë e Tij.” (Ajeti nr. 12 nga surja et-Talak) E gjithashtu është vërtetuar në hadithin e saktë se ekzistojnë shtatë toka; ka transmetuar Bukhariu dhe Muslimi nga Said ibn Zejd (Allahu qoftë i kënaqur me të) se i dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Kush uzurpon një pëllëmbë tokë me dhunë nga tjetri, do ta ngjesh Allahu me të në Ditën e Gjykimit deri në shtatë palë tokë,” e gjithashtu në dy Sahihet (Bukhari dhe Muslim) nga Aishja prej pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) ngjashëm me të.

Paqja dhe përshëndetjet e Allahut qofshin mbi të dërguarin tonë Muhamedin dhe familjen e tij!

Komisioni i përhershëm i hulumtimeve shkencore dhe fetwave

Anëtari:
Abdullah ibn Ku’ud

Anëtari:
Abdullah ibn Abdur-Rrahman ibn Gudejan

Zëvendës-presidenti i komisionit:
Abdur-Rrezak ‘Afifi

Kryetari:
Abdul-Aziz ibn Abdullah ibn Baz

 Përktheu, Hekuran Helshani


Tezkije.com - Nuk lejohet shpërndarja ose/dhe ripublikimi i materialeve pa cekur burimin.
Shko tek kryefaqja