Youtube/Tezkije
Kapitali yt o kërkues është nga mësuesi
Bekr Ebu Zejd
 23.01.2014

Shëmbëlltyra (nga mësuesi) është në moral të lartë dhe sjellje fisnike, kurse marrja dhe mësimi i diturisë prej tij është profit ekstra. Megjithatë, mos u merr nga dashuria e harlisur për hoxhën tënd, e të biesh në gjëra të urryera pa e kuptuar derisa të gjithë që të shohin e marrin vesh.
Mos e imito mësuesin në zë, ton, ecje, lëvizje, në dukje, sepse ai është bërë hoxhë i nderuar për shkak të tyre, kështu që ti mos bjer tani me imitim të tij në to (por të jesh unik).

Entuziazmi i mësuesit në mësimet e tij

Kjo varet nga kapaciteti i kërkuesit për të dëgjuar, në koncentrim (përqendrim) dhe sa ai merr pjesë me mësuesin në mësimet e tij. Kështu që kujdes të mos bëhesh mjet për ndërprerjen e diturisë së tij, duke u bërë përtac, i ngadaltë,
pavetbesim, duke lejuar mendjen tënde të bredhë gjatë mësimeve të tij.
Khatib el-Bagdadi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “E drejtë e përfitimit është që mos të dërgohet vetëm se tek ai që e do me zell dhe të mos prezantohet përveç para personit që është i interesuar për të, kështu që nëse muhadithi vëren përtaci nga dëgjuesi, le të hesht, sepse disa nga njerëzit e kulturës (edukatorë) kanë thënë: "(Aktiviteti) Entuziazmi i thënësit (të dijes) (duhet të) varet nga kapaciteti i kuptimit nga dëgjuesi.” Ai pastaj transmetoi me sened (zinxhir transmetuesish) nga Zejd bin Vehbi i cili ka thënë: “Abdullahu (ibni Mes'udi) ka thënë: "Tregoju audiencës përderisa të shikojnë me sy (t’i ngulin sytë prej interesimit) dhe nëse sheh tek ta ftohje (përtaci), ndalu.”

Shënimi i asaj që mësuesi thotë gjatë mësimit ose përsëritjes

Duhet të kuptosh se kjo dallon nga një mësues në tjetër. E edhe kjo ka etikën e saj dhe kushtin: Sa për etikën, duhet që më parë ta njoftosh mësuesin tënd se ti do të shkruash, apo se ti ke shkruar atë që ke dëgjuar prej tij gjatë përsëritjes. Sa për kushtin, duhet që ta shënosh se ti ke shkruar atë prej asaj që ke dëgjuar prej tij gjatë mësimit.


Tezkije.com - Nuk lejohet shpërndarja ose/dhe ripublikimi i materialeve pa cekur burimin.
Shko tek kryefaqja